Klinikë Dentare

Rreth nesh
Mirë se vini në klinikën e Dr. Gottfried Förschner & Michael Förschner – dentistët që ju besoni në Hamburg. Për ne ju jeni në qendër të vëmendjes dhe ne investojmë shumë kohë për ju. Ne ju garantojmë kujdesin më të mirë të mundshëm për të gjithë aspektet stomatologjike, nëpërmjet standardeve teknike më të reja. Ne jemi këtu për ju – së bashku me Apollonian e shenjtë nga Aleksandria, të cilën e shihni në logon tonë: ajo ju mbron nga dhimbjet e dhëmbëve.

Michael Förschner Zahnarztbruder, Alles-Könner, VW-Bus Besitzer
Dr. Gottfried Förschner Doktor, Partner, Wasserskiläufer
Uta Stacks Familienmensch, Propylaxefachkraft, Zahnfee Deutsch / English
Tugce Yücel Unsere neue an der Anmeldung Deutsch / Türkisch
Mirja Bahlhorn Ruhepool, Gutmensch, Zahlenchefin, Organisationsgenie (deutsch english)
Hadzere Neimi Zahnarzthelferin, erfahren,Techniktalent, Deutsch / Albanisch
Dieter Evers brillianter Zahntechniker
Yasmin Gerken Universalgenie, Gutmensch Deutsch
Zumera Fejzuli Durchstarterin, Fachfrau Deutsch / Albanisch
Ana-Maria Lepadatu Teamspielerin, Multitalent Deutsch / Rumänisch
FilozofiaYour’re never fully dressed without a smile –
Pavarësisht se si vishesh, asnjëherë nuk dukesh plotësisht i veshur, pa një buzëqeshje.

Ne duam që ju të ecni me buzëqeshje në rrugën e jetës. Ju ndihmojmë me kënaqësi për këtë! Sepse dhëmbët e bardhë e të shëndetshëm, janë kusht për një buzëqeshje rrezëllitëse dhe një jetesë cilësore. Pavarësisht se me çfarë kërkese vini tek ne: stafi ynë i përkushtuar ju ndihmon të sqaroni pyetjet tuaja dhe të sfidoni frikërat – si për pacientët “e vegjël”, edhe për ata “të mëdhenj”. Qëllimi është që ju të ndiheni mirë tek ne dhe të ktheheni në shtëpi me buzëqeshje.

Oraret e punës

Montag
8:30 – 13:00 und 14:00 – 19:00
Dienstag
8:30 – 13:00 und 14:00 – 19:00
Mittwoch
8:30 – 13:00 und 14:00 – 20:00
Donnerstag
8:00 – 13:00 und 14:00 – 19:00
Freitag
8:30 – 13:00

Tel. 040 754 16 16

Ju lutem caktoni paraprakisht një takim për çdo trajtim.

Trajtimet

Gama e shërbimeve tona
Dhëmbët e shëndetshëm nënkuptojnë jetesë me cilësi. Për këtë arsye, ne bëjmë gjithçka që të ruajmë shëndetin e gojës suaj dhe t’ju mundësojmë dhëmbë me bukuri rrezëllitëse – nga profilaksia rutinë deri tek ndërhyrjet estetike. Me kënaqësi ju shpjegojmë se çfarë trajtimesh ju ndihmojnë më mirë për problemin tuaj. Mësoni më shumë mbi gamën e shërbimeve tona:

  • Terapi mbushjeje me plastikë nanohibride;
  • Implantologji
  • Profilaksi individuale
  • Kurorat
  • Punë laboratorike
  • Endodonti me makineri (trajtim i rrënjëve) me përcaktim digjital të gjatësisë
  • Parodontologji (trajtim i mishërave të dhëmbëve)
  • Kurora të pjesshme
  • Proteza totale
  • Këllëf
  • Zëvendësim i dhëmbëve me dhëmbë qeramike
  • Zbardhim i dhëmbëve
Fokusi ynë

Implantet janë rrënjë artificiale dhëmbësh. Ato fiksohen në kockat e nofullave. Implanti dentar merr të njëjtin funksion si rrënja e mëparshme e dhëmbit, sepse rritet direkt me kockën.

Në ditët e sotme implantet janë zgjidhja më e nirë për zëvendësimin e dhëmbëve. Si nga ana estetike, ashtu edhe nga ajo funksionale, implantet janë shumë më mirë se sa metodat konvencionale, si urat apo protezat e lëvizshme. Pas shërimit të plotë, implantet janë baza për zëvendësimin e dhëmbëve dhe po aq të dëmtueshme sa ç’ishin edhe dhëmbët e shëndetshëm më parë.

Implantatimet mund të bëhen në çdo moshë.

Parodontologjia punon me sëmundjet e mishrave të dhëmbëve dhe aparatit mbajtës të tyre.

Parodontitis, inflamacioni i aparatit mbajtës të dhëmbëve, mund të kalojë pa u vënë re për shumë vite, sepse mund të jetë pa dhembje. Shenjat e para janë shpesh hemoragjia nga mishrat e dhëmbëve dhe tërheqja e tyre. Si pasojë, mund të lirohen dhëmbët apo edhe të bien fare. Nëse diagnostifikoheni me parodontitis, ne ofrojmë në klinikën tonë një koncept gjithëpërfshirës për trajtimin. Ky trajtim nuk është i rëndësishëm vetëm për shëndetin e gojës dhe mbajtjen e dhëmbëve, por edhe për shëndetin e gjithë organizmit tuaj.

Me endodontologji kuptojmë atë pjesë të stomatologjisë, e cila merret me sëmundjet e rrënjës së dhëmbëve.

Suksesi i trajtimit të rrënjëve, duke bërë të mundur edhe mbajtjen afatgjatë të dhëmbëve tuaj, mund të arrihet nëpërmjet një pastrimi e dezinfektimi të plotë te strukturave të kanaleve. Këtë ne e arrijmë nëpërmjet përdorimit të instrumentave moderne dhe një sistemi të testuar larjeje. Pas pastrimit rrënjësor mjekësor, dhëmbi izolohet nga bakteret me kauçuk natyror dhe një pastë mbushëse. Me këtë metodë me çmim të arsyeshëm, vendoset në plan të parë ruajtjta e substancës së dhëmbit tuaj.

Metodat e trajtimit të dhëmbëve, kanë pësuar shumë përparime në vitet e fundit. Estetika në stomatologji është bërë një fushë e rëndësishme e ekspertizës dhe zhvillimi i saj ka rritur interesin për trajtimet estetike dhe materialet dentare. Veçanërisht në aspektin e materialeve, sot ka zgjedhje midis kurorave të plota metal-qeramike ose kurorave me filigran të plotë qeramike dhe të tejdukshme, këllëfeve ose vendosja e një dhëmbi artificial mbi atë natyral. Përmes trajtimeve tona të mëtejshme, si pastrimi profesional i dhëmbëve, ne mbrojmë dhe garantojmë buzëqeshjen tuaj rrezatuese.

Si të na kontaktoni:

Ne dëshirojmë dhe bëjmë të gjitha përpjekjet e duhura që ta bëjmë qëndrimin tuaj me ne sa më të këndshëm që të jetë e mundur. Për ta arritur këtë, Ju mund të na ndihmoni: Ju lutemi kërkoni dhe caktoni personalisht ose me telefon një takim përpara çdo vizite dhe sillni me vete kartën tuaj të siguracionit si edhe librin tuaj të bonuseve. Në kushte normale, një njeri me gojë të shëndetëshme dhe me një pastrim të rregullt dhe kujdes normal e të përditshëm për dhëmbët tuaj, Ju duhet të vini tek ne të paktën një herë në vit për ekzaminim profilaktik apo parandalues. Në rast se dhëmbët tuaj janë delikatë dhe me predispozicion për t’u prishur, ne këshillojmë që ky ekzaminim/vizitë të bëhet çdo gjashtë muaj apo dy herë në vit.

Ne ju këshillojmë me shumë kënaqësi individualisht.

Grupi i Mjekëve të Kilinikës
Dr. Gottfried Förschner & Michael Förschner

Krieterstraße 30
21109 Hamburg
Telefon 040 754 16 16
Fax 040 754 07 82
info@foerschnerzahnaerzte.de
NACH OBEN